LAJMI I FUNDIT:

LB: Sharjet, fyerjet e grushtet nuk duhet të jenë kultura jonë

LB: Sharjet, fyerjet e grushtet nuk duhet të jenë kultura jonë

Lëvizja për Bashkim ka reaguar ndaj incidentit ndërmjet deputetëve Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka, i eskaloi në përleshje fizike, duke thënë se është koha e fundit që organet kompetente të ndërmarrin masa të ashpra ndaj kësaj gjuhe e këtij diskursi deri në përleshje fizike.

“Ka kohë që e gjithë skena jonë polikë është mbushur me sharje, fyerje e akuza kuturu e pa asnjë mbulesë. Është bërë e zakonshme deri në mburrje kur dikujt i themi fjalë të rënda e fyese, madje ato bëhen zakonisht titujt bombastikë të mediave tona. Ky lloj diskursi sot degradoi edhe në përleshje fizike, për të cilën as që duhet ta marrim mundin e ta diskutojmë për fajtorin a për fituesin e humbësin. Fajtorë e humbës jemi të gjithë! Që nga liderët e partive politike, e deri te mediat! Liderëve po u duhet një gjuhë e sjellje e tillë për të dalë në sipërfaqe, ndërsa mediave po u duhen lajme të tilla skandaloze për përfitime e klikime! Të parët po i mbajnë në gjirin e tyre e po i yshtin këta “militantë”, e të dytët po i shfrytëzojnë për përfitime materiale!”, thuhet në reagimin e LB

“Është koha e fundit që kësaj forme të debatit të gjithë t’i themi: mjaft!”


“Është koha e fundit që njerëzit me këtë lloj gjuhe e mentaliteti t’i largojmë nga shoqëria jonë, nga familjet tona, nga partia jonë, nga studiot televizive, nga gazetat e portalet!”

“Të gjithë duhet të kontribuojmë për zhdukjen e kësaj dukurie! Të gjithë duhet të angazhohemi për një debat të mirëfilltë edhe në familjet tona, edhe në rrugë, edhe në Kuvend e edhe në studiot televizive!”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
Kalo në kategori