Lazio e fiton Kupën e Italisë, mposht në finale Atalantan
Lazio ka arritur ta fitojë Kupën e Italisë, duke e mposhtur në finale Atalantan me rezultat 2-0.
Pjesa e parë solli pakë nga loja, duke bërë që të dy skuadrat ta studiojnë më shumë lojën e njëra-tjetrës.
Francesco Acerbi i Lazios, rrezikoi i pari, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.

Pas tij ishte Lucas Leiva që tentoi, por as ky nuk kishte sukses.
Atalanta u përgjigj me Martin de Roon, me një gjuajtje nga larg, duke rrezikuar Strakoshën.

Pjesa e parë u mbyll baras dhe pa gola.
Në pjesën e dytë Lazio e rriti presionin para portës së Atalantas.
Goli i parë erdhi në minutën 78-të, kur harkimit të Lucas Leivas më së miri iu përgjigj Sergej Milinkovic-Savic që shënoi me kokë për 1-0.

Atalanta u hodh në sulm që ta kërkojë barazimin.
Kjo bëri që të lë prapa hapësira, ku më së miri i shfrytëzoi Joaquin Correa që shënoi për 2-0.
Thomas Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi, fitojnë Kupën e Italisë, një sukses i madh për lojtarët shqiptarë. /Telegrafi/






























