Etrit Berisha mund të mbetet në Atalanta.

E ardhmja e Etrit Berishës sipas të gjitha gjasave do të jetë tek Atalanta.


Këtë e konfirmon edhe Federico Pastorello, agjenti i portierit shqiptar, një ndër më të rëndësishmit në Itali.

“Etriti po ecën kaq mirë, saqë jam i sigurt se Atalanta do të ushtrojë të drejtën për ta blerë në fund të sezonit”, shpjegoi agjenti për mediat pranë klubit të Lazios, transmeton gazetaolle.

Çmimi i kartonit të “gardianit” kuqezi, i cili u huazua në ekipin bergamask në ditën e fundit të afatit kalimtar veror dhe aktualisht po e merr veten pas operacionit në gju, shkon në shtatë milionë euro.

Pjesë e operacionit për kalimin përfundimtar të Berishës tek Atalanta mund të jetë edhe njëri mes portierit Marko Sportielo dhe sulmuesit Alberto Paloschi, të cilët mund të shkojnë te Lazio.

telegrafi sport app