LAJMI I FUNDIT:

Lavrov mendon se BE nuk është në gjendje të zgjidhë çështjen e Kosovës

Lavrov mendon se BE nuk është në gjendje të zgjidhë çështjen e Kosovës

Bashkimi Evropian ka treguar një paaftësi për të zgjidhur çështjen e Kosovës, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Sipas tij, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, dialogu Beograd-Prishtinë në Bruksel ka vdekur dhe asnjë përparim nuk është parë për një kohë të gjatë.

“Aktualisht, nga këndvështrimi ynë, nuk ka asnjë parakusht për të shtuar një dinamikë të re në rregullimin e çështjes së Kosovës. Kaosi pas zgjedhjeve dhe lufta për pushtet vazhdojnë në Kosovë. Potenciali ndërmjetësues i BE-së është zhvlerësuar në thelb”, thotë Lavrov.


I pyetur se cila është pengesa kryesore, ai është përgjigjur se, “me sa duket, BE-ja nuk është ende në gjendje të ushtrojë ndikim mbi shqiptarët e Kosovës, në mënyrë që të bëhet presion mbi ta për të përdorur një qasje të arsyeshme konstruktive për negociatat me Serbinë”.

“Për shembull, që nga viti 2013, Prishtina ka qenë duke sabotuar përmbushjen e angazhimeve të saj në lidhje me krijimin e Komunitetit të Komunave Serbe të Kosovës. Për tërë vitin, doganat diskriminuese anti-serbe për mallrat serbe të prezantuara nga autoritetet e Kosovës nuk janë shfuqizuar”, tha Lavrov.

I pyetur se si Moska sheh një zgjidhje rreth Kosovës, kreu i diplomacisë ruse thotë se Rusia është e përkushtuar të arrijë një zgjidhje të zbatueshme dhe të pranueshme reciprokisht për palët, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai shtoi se zgjidhja duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit sepse ka të bëjë me sigurimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Lavrov tha se Rusia do të pajtohej vetëm me një vendim që do të kënaqte edhe vetë serbët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbyllja e institucioneve paralele serbe në Kosovë, Vuçiq thotë se funksionojnë shëndetësia dhe arsimi

Mbyllja e institucioneve paralele serbe në Kosovë, Vuçiq thotë se funksionojnë shëndetësia dhe arsimi

Botë
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Vulin në takim me Putinin: Serbia e udhëhequr nga Vuçiq nuk do të jetë kurrë pjesë e NATO-s dhe as nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Vulin në takim me Putinin: Serbia e udhëhequr nga Vuçiq nuk do të jetë kurrë pjesë e NATO-s dhe as nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Serbia
Ligjvënësit rumunë miratojnë dhurimin e sistemit të raketave Patriot në Ukrainë

Ligjvënësit rumunë miratojnë dhurimin e sistemit të raketave Patriot në Ukrainë

Botë
Për shkak të thatësirës në Greqi, pas 30 vitesh rishfaqet fshati në një liqen artificial

Për shkak të thatësirës në Greqi, pas 30 vitesh rishfaqet fshati në një liqen artificial

Botë
Kalo në kategori