LAJMI I FUNDIT:

Lavrov kërkon takim mes liderëve amerikan e rus për Ukrainën, Biden i përgjigjet tërthorazi me një imazh të qenit

Lavrov kërkon takim mes liderëve amerikan e rus për Ukrainën, Biden i përgjigjet tërthorazi me një imazh të qenit

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të martën se Moska ishte e hapur për bisedime me Perëndimin për luftën në Ukrainë, por ende nuk ka marrë ndonjë propozim serioz për të negociuar.

Sergey Lavrov deklaroi se Rusia nuk do të refuzojë një takim midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut amerikan, Joe Biden në samitin e ardhshëm të Grupit të 20 në Indonezi dhe do ta shqyrtojë propozimin nëse merr një të tillë.

“Ne kemi thënë vazhdimisht se nuk i refuzojmë takimet. Nëse ka një propozim, atëherë do ta shqyrtojmë”, tha Lavrov, raporton reuters.


Gjersa i pari i shtetit amerikan tërthorazi i është përgjigjur kryediplomatit rus duke publikuar një fotografi interesante në Twitter.

“Shoqëruesi më i mirë i takimeve”, ka shkruar Biden teksa shihet i shoqëruar me një qen në Zyrën Ovale në Uashington.

Ndryshe, Biden muaj më parë kishte deklaruar se Putin është kriminel lufte dhe se kurrë më nuk do ta takonte. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Botë
Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Amerika
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori