LAJMI I FUNDIT:

Lautaro Martinez qetëson tifozët e Interit: Në kontratë e re kanë mbetur vetëm detajet

Lautaro Martinez qetëson tifozët e Interit: Në kontratë e re kanë mbetur vetëm detajet

Lautaro Martinez ka konfirmuar se zgjatja e kontratës së tij me Interin  është në detajet e fundit dhe se ai është i lumtur që do të qëndrojë në  këtë klub.

Sulmuesi aktualisht është i lidhur me gjigantët e San Siros deri në qershor të vitit 2026, por negociatat për një marrëveshje të re kanë vazhduar prej muajsh por me disa probleme të vogla.

“Nuk ka shumë kohë përpara se të nënshkruajmë rinovimin, varet nga detajet. Ne jemi duke folur kemi në rrugën e duhur”, ka thënë Lautaro Martinez për Sportitalia.


Kjo kontratë e re do të kurorëzonte një vit të jashtëzakonshme për sulmuesin, i cili festoi Kupën e Botës me Argjentinën, e ndjekur nga Coppa Italia, Supercoppa Italia dhe finalja e Ligës së Kampionëve kundër Manchester City.

“Ka qenë një vit fantastik për mua, e vetmja pjesë e enigmës që mungonte ishte në Stamboll. Jemi rritur shumë si ekip dhe jam i lumtur që po vazhdoj te Interi”, dearkloi ai.

Nga Lautaro te Leao, Barella dhe Bremer – Formacioni me lojtarët më të vlefshëm në Serie A
Lexo po ashtu Nga Lautaro te Leao, Barella dhe Bremer – Formacioni me lojtarët më të vlefshëm në Serie A

Fitorja e sotme 2-1 ndaj Veronës do të thotë se Interi do të ruajë të paktën një avantazh prej dy pikësh ndaj Juventusit .

“Jemi të fokusuar te vetja, pa ankth. Është e natyrshme që kemi luftuar pak në ndeshjet e fundit kundër Genoas dhe Veronës, të cilët po luftojnë fort për çdo pikë”, ka thënë Lautaro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori