Lauernt Blanc është shumë afër që të rikthehet në futboll, pas largimit nga Paris Saint-Germian.

Trajneri francez u largua nga Kampioni i Ligue 1 sezone më parë, mirëpo tani dëshiron të rikthehet në sportin më të bukur në botë.


Sipas asaj që raporton L’Equipe. Blanc ka pranuar ofertë nga Lyoni, mirëpo e ka refuzuar atë shkaku që po e pret Manchester Unitedin.

Skuadra angleze është shumë afër që ta shkarkojë Ole Gunnar Soslkaerin, pas startit më të dobët në histori të klubit.

Trajneri norvegjez i ka ditët e numëruar në Old Trafford, andaj Blanc shpreson që ta zëvendësojë atë te Unityedi.

Por, në listën e anglezëve është edhe Masimiliano Allegri, që po ashtu është i papunë nga largimi i Juventusit në këtë verë që shkoi. /Telegrafi/

telegrafi sport app