LAJMI I FUNDIT:

Laureati për paqe Denis Mukwege, takohet me Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës

Laureati për paqe Denis Mukwege, takohet me Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, ka pritur në një vizitë Dr. Denis Mukwege – Laureatin e Çmimit Nobel për Paqe për vitin 2018.

Në këtë takim Dr. Mukwege u shoqërua nga drejtoresha e Fondacionit Mukwege znj. Esther Dingemans, si dhe ekipi i tij dhe përfaqësuese të rrjetit Sema, Vasfije Krasniqi dhe përfaqësuese nga Sudani Jugor dhe komuniteti Jazidi nga Iraku. Përfaqësues të Qendrës Kosovare Për Rehabilitimin e Torturës, Feride Rushiti, ishin gjithashtu prezent, si organizatë që ftoi dr. Mukwege në Kosovë.

“Komisioni Qeveritar shprehu vlerësime të larta për vizitën e Dr. Mukwege në Kosovë, si një mbështetje që vjen drejtpërdrejt për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë si dhe për angazhimin e shtetit të Kosovës në adresimin e këtij mjeti të luftës. Komisioni Qeveritar gjithashtu vlerësoi angazhimin e pakursyer të Dr. Mukwege në ngritjen e vetëdijes dhe në ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës së nevojshme për të mbijetuarit në mbarë botën”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës.


Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës në takim me Dr. Denis Mukwege

Tutje në njoftim thuhet se Komisioni e njoftoi Dr. Mukwegen për punën e bërë që nga themelimi i tij në vitin 2018 e deri më sot, progresin e arritur deri më tani në trajtimin e rasteve të aplikimeve për njohjen e statusit si dhe sfidat që po e përcjellin këtë proces kaq të ndjeshëm.

“Në takim, u shkëmbyen përvojat e Kosovës në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës, si një nga modelet më të mira në botë që ekzistojnë për rastet e reparacioneve të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.  Komisioni iu përgjigj pyetjeve që ishin me interes të Dr. Mukwege si dhe i prezantoi procedurat e punës deri në marrjen e vendimit, e gjithashtu ofroi edhe rekomandimet e tij se si kjo përvojë të përcillet edhe vë vendet e tjera që kanë kaluar konflikte të armatosura”, vijon njoftimi.

Në fund, Dr. Mukwege e përgëzoi Komisionin për punën e jashtëzakonshme që po bën me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe se është krenar që Kosova ka arritur të ndërtojë një model kaq të suksesshëm i cili do të shërbejë si model edhe për vendet e tjera që kanë kaluar konfliktin e armatosur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori