Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka qëndruar të shtunën në mëngjes në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku me drejtuesit e klinikës dhe personelin aty ka bashkëbiseduar për sfidat dhe trajtimin e pacientëve në këtë klinikë.
Ministri Latifi ka falënderuar personelin e Klinikës Infektive dhe të klinikave të tjera si dhe gjithë personelin shëndetësor të Kosovës për punën e madhe të bërë në trajtimin dhe menaxhimin e pacientëve me COVID-19 dhe post covid
Ai i ka inkurajuar ata që të vazhdojnë të ofrojnë shërbimet ne baze të dhënave të fundit shkencore për të gjithë qytetarët që trajtohen aty.
“Angazhimi juaj dhe i kolegëve në klinikat dhe spitalet e tjera ka bërë që Kosova, përkundër resurseve të kufizuara në shëndetësi dhe ka një sistem të brishtë shëndetësor, të shpëtohen mijëra jetë. Këtë do ta vlerësojnë çdo herë qytetarët tanë”, tha Latifi.
Ai tha se Ministria e Shëndetësisë dhe Shrëbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës do të vazhdojnë të forcojnë kapacitetet me qëllim që shërbimet të jenë të mobilizuara për çfarëdo skenari të mundshëm të zhvillimit të situatës epidemiologjike, pasi që situata megjithatë mbetet e brishtë, për shkak të pranisë së variantit Delta dhe Delta plus dhe rreziqeve edhe nga variant Omicron.
“Duhet të jemi gati për secilin skenar, me kapacitete njerëzore të përgatitur e të motivuar, shtretër të mjaftueshëm spitalor në dispozicion, me terapi dhe protokolet e fundit klinike të bazuara në të dhënat shkencore në dispozicion”, tha Latifi.
Në këtë takim, Ministri ka inkurajuar personelin shëndetësor që të vaksinohen me dozën përforcuese, duke qenë se janë vija e parë e frontit në betejën me COVID-19 dhe, gjithashtu, popullata u beson profesionistëve shëndetësor dhe se popullata ndjek shembullin e tyre.
Ministri Latifi, pas vizitën në Klinikën Infektive, ka vijuar me vizitën në Prizren, Gjakovë dhe Klinë, për të parë sfidat në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 dhe për të motivuar një vaksinim më dinamik të qytetarëve në ato komuna. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker