Në fund të gushtit bëhen dy muaj që kur Kosova është nën masa nga Bashkimi Evropian, shkaku i tensioneve në veri. Anëtarët e Komisionit për Integrime, kanë dyshime në punën e qeverisë dhe synimin që të mbërrihet tek depërshkallëzmi.
Për shkak të disa veprimeve të Policisë së Kosovës në vëri, Kosova u ndëshkua nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
E për punën që po bëhet në largimin e masave dhe plotësimin e kërkesave të BE-së nga ana e qeverisë, dyshime kanë anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane.
Kryetarja e këtij komisioni, Rrezarta Krasniqi, këtë e ndërlidh me nismën që deri tek zgjedhjet në katër komunat në veri, të mbërrihet përmes peticionit.
“Nëse vendoset me shkua në zgjedhje ishte dashur të hiqen sanksionet, por nuk mundesh pasi ende nuk janë shpallur zgjedhjet dhe kryetarët vazhdojnë të jenë në ato komuna dhe procesi i peticionit do të merr kohë dhe do të vonojë procesin e shpalljeve të zgjedhjeve. Kryetarët e komunave në veri duhet të ulen e të dakordohen që të japin dorëheqje dhe që çdo gjë të shkojë më shpejtë”, ka deklaruar Rrezarta Krasniqi, kryetare e Komisionit parlamentar për Integrime nga radhët LDK.
Edhe anëtarja tjetër e këtij komisioni, Time Kadrijaj, përmend komplikimet nga ky proces.
“Sa është kushtetues dhe cila është forma që duhet të dorëhiqen apo të shkarkohen këta kryetarë nuk dihet pasi mund të kemi pasoja ligjore ose kushtetuese. Nëse kjo bëhet dhe e cenon kushtetutën ne serish do të kemi zvarritje të procesit”, ka deklaruar Time Kadrijaj, anëtare e Komisionit parlamentar për Integrime nga AAK.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë muajit korrik ishte pajtuar në Bratisllavë që të realizoj kërkesat e BE-së për de eskalim të situatës në veri, përmes largimit të policisë e shpalljes së zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore.
Deri tek zgjedhjet e reja në katër komunat në veri, synohet që të mbërrihet përmes peticionit, që parashihet në nenin 72 të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale, për çka Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka nisur punën në nxjerrjen e një udhëzimi administrativ.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kosova në mesin e vendeve më të lumtura në botë, në rajon i prin listës

Bisedimet për formimin e Qeverisë - Haradinaj takoi ndaras Krasniqin me Hazmën dhe Abdixhikun

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Mungesa të NaCl e Glukozës, Shoqata e Distributorëve: Çmimet e caktuara nga MSH po krijojnë probleme në furnizim të barnatoreve

IKD: Ulja e shtesës për përvojën e punës prek të ardhurat e 90 mijë zyrtarëve publikë

Ministria e Shëndetësisë publikon emrat e viktimave nga zjarri në Koçan: Të mos spekulohet me informacione të pavërteta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn