Britania e Madhe humbi një numër rekord të punëtorëve të huaj në pandeminë e vitit 2020, sipas të dhënave nga zyra britanike e statistikave ONS.
Në periudhën tetor-dhjetor 2020, numri i punëtorëve të huaj në Britani u ul me 795 mijë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të ONS, të botuara të martën.
Raporti gjithashtu tregoi një dalje të gati një milion qytetarëve mbi moshën 16- vjeç, të lindur jashtë Britanisë.
Sipas ONS, shumica e daljeve vitin e kaluar ishin punëtorë të lindur në vendet e Bashkimit Evropian.
Britania regjistroi vdekjet më të larta të lidhura me coronavirusin në Evropë dhe rënien më të madhe ekonomike midis vendeve evropiane. Sektorë të tillë si industria e mikpritjes, e cila zakonisht punësonte një numër të madh të punëtorëve të huaj, ishin veçanërisht të goditur, kujton Reuters.
Vlerësimet e reja bazohen në një sondazh zyrtar të gjendjes së tregut britanik të punës, sesa në të dhënat kryesore të migrimit mbledhja e të cilave është pezulluar për shkak të pandemisë. ONS vëren se për një numër arsyesh, ato duhet të merren me kujdes.
Njëra është se për shkak të pandemisë, të dhënat mblidheshin ekskluzivisht me telefon dhe jo me metodën “derë më derë”, siç bëri më herët ONS.
Në të njëjtën kohë, ata thonë se nuk janë në gjendje të japin udhëzime për një auditim të mundshëm.
Duke komentuar mbi raportin ONS, Jonathan Portes, një profesor i ekonomisë dhe politikës në Kolegjin Mbretëror në Londër dhe një ish-kryekonomist në Departamentin e Punës dhe Pensioneve të Britanisë së Madhe, thotë se të dhënat tregojnë për një përfundim mbi migracionin masiv.
“Unë nuk kam asnjë dyshim se ne jemi dëshmitarë të daljes më të madhe të njerëzve në historinë e fundit,” tha Portes.
Është e vështirë, shton ai, të vlerësohet nëse punëtorët do të kthehen pas mbarimit të pandemisë. Ai gjithashtu vëren se dalja aktuale, duke pasur parasysh metodat e llogaritjes, mund të ketë qenë edhe më e lartë.
Sinjalet nga raporti mbi kthimin e pretenduar të më shumë se një milion britanikëve nga jashtë duken jo bindëse për të, raporton Reuters.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
Minxhozi: Asnjë problem në qarkullimin e mallrave Shqipëri-Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze