LAJMI I FUNDIT:

Larg nga i ati, djali i Schumacherit në situatë të vështirë në Formula 1

Larg nga i ati, djali i Schumacherit në situatë të vështirë në Formula 1

Haas po shikon detajet e fundit për të vendosur se kush do të plotësojë një vend të hapur për sezonin e ardhshëm.

Mick Schumacher aktualisht garon së bashku me Kevin Magnussen për ekipin. Por, ndërsa e ardhmja e këtij të fundit është e sigurt për momentin, karriera e gjermanit në Formula 1 është shumë më e pasigurt me kontratën e tij aktuale që skadon në fund të sezonit.

Ai përballet me një pritje nervoze për të zbuluar nëse qëndrimi i tij në F1 do të zgjasë për më shumë se dy sezone. Dhe Schumacher me të vërtetë i është dashur të jetë i durueshëm, me Haasin që zgjedh formacionin e tyre të pilotëve për vitin 2023.


I pyetur nga Mirror Sport për vozitësin e ardhshëm, Steiner tha me shaka se duhet të nxitojnë dhe të vendosë në mënyrë që spekulimet të ndalen. Më pas ai dha përgjigjen e tij serioze dhe deklaroi: “Do të marrim një vendim, shpresojmë së shpejti, por asgjë nuk është vendosur ende 100 për qind”.

“Ne po kalojmë vetëm detajet e fundit të asaj që duhet të zgjidhim, dhe më pas do të marrim një vendim. Është një punë që duhet ta bëj. Kur të ketë mbaruar, është gjithmonë mirë t’i shënosh gjërat nga lista”.

“Kur bëni diçka, atëherë mund të përqendroheni në gjënë tjetër. Ky është një vendim i rëndësishëm për ekipin dhe ka mjaftueshëm për t’u fokusuar në (diku tjetër) për t’u përmirësuar”, ka vazhduar ai.

Mick Schumacher ka edhe tri gara për të përcaktuar fatin e tij, dhe nëse nuk arrin të grumbullojë pikët e nevojshme, atëherë do të mbetet pa skuadër.

Vozitësi i ri është djali i legjendës së Formula 1, Michale Schumacher, gjendja shëndetësore e të cilit është ende e paqartë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

MKRS anulon tenderët për stadiumin e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës në vlerë 37 milionë euro

Sport vendor
Manchester United do të duhet të paguajë miliona euro nëse e shkakron Ruben Amorimin

Manchester United do të duhet të paguajë miliona euro nëse e shkakron Ruben Amorimin

Premier League
Elvis Rexhbeçaj flet gjerë e gjatë për FIFA-n: Për Kosovën çdo gjë është e mundur

Elvis Rexhbeçaj flet gjerë e gjatë për FIFA-n: Për Kosovën çdo gjë është e mundur

Përfaqësuesja e Kosovës
Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Premier League
Kalo në kategori