Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka publikuar fotografi të Laraskës së detit, e cila është dokumentuar se gjendet në Kosovë.


Pacolli në një postim në Facebook shkruan se ky është moment i veçantë për biodiversitetin.

“Super lajm për Kosovën!

Për herë të parë, laraska e detit (Haemantopus ostralegus) është dokumentuar me fotografi në vendin tonë, duke dëshmuar praninë e këtij zogu shtegtar edhe në Kosovë.

Një moment i veçantë për biodiversitetin dhe për vëzhguesit e shpezëve në vendin tonë!”, shkruan ajo. /Telegrafi/