Lansohet portali më i ri që i dedikohet nënave dhe fëmijëve – Bubrreci TV

Tanimë ka pothuajse një javë që tregut tonë i është shtuar portal më i ri dedikuar prindërimit www.bubrreci.tv.Si një platformë digjitale, Bubrreci TV Parenting trajton në përgjithësi temat e familjes, përfshirë fëmijët, nënat, nënat në pritje, e duke mos lënë anash as baballarët.Informacione dhe këshilla për shtatzaninë, temat rreth mbetjes shtatzënë, prindërimi dhe familja, kujdesi dhe edukimi i fëmijëve, lajme, shkrime, intervista, histori e fakte interesante dhe urimet e surprizat më të veçanta të ditëlindjeve për më të vegjëlit tuaj, janë vetëm disa nga temat që do të mund t’i gjeni në kuadër të kësaj platforme.Ju mund të regjistroheni FALAS në faqen e Bubrreci TV Parenting për t’u bërë pjesë e këndit “pyet dhe përgjigju” dhe shumë diskutimeve interesante për prindër tek “Blogu i Nënave”.









































