LAJMI I FUNDIT:

Lansohet në heshtje Samsung Galaxy Tab A9

Lansohet në heshtje Samsung Galaxy Tab A9

Galaxy Tab A9 është tableti më i fundit Android nga Samsung që është zyrtarizuar. Pajisja u lëshua pa shumë bujë duke u shfaqur në faqen zyrtare të Samsung Guatemala dhe në Amazon Emiratet e Bashkuara Arabe.

Disa nga materialet e shtypit përmendin gjithashtu Tab A9+, por ato nuk zbulojnë fletën e plotë të specifikimeve dhe detajet e çmimeve për momentin.

Tab A9 sjell një IPS LCD 8,7 inç me rezolucion 800 x 1340px. Një listë e mëparshme e Google Play Console konfirmoi se pajisja është e pajisur me çipin Helio G99 të MediaTek të “çiftuar” me 4GB RAM dhe 64GB hapësirë ruajtëse në variantin bazë, i cili mund të zgjerohet përmes hapësirës së kartës microSD, shkruan GSM Arena, përcjell Telegrafi.


Samsung Galaxy Tab A9 silently launched

Lista e Amazon Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmon se Tab A9 dhe A9+ vijnë me deri në 8GB RAM dhe 128GB hapësirë të përgjithshme.

Tab A9+ pritet të lançohet me një LCD 11 inç me rezolucion 1200 x 1920px, një çip Snapdragon 695 me 4/8 GBRAM, deri në 128GB memorie dhe mbështetje opsionale 5G. Të dy tabletët e rinj nisin Android 13 me sa duket me One UI 5.1 në krye. Nuk ka asnjë detaj mbi kamerat apo kapacitetet e baterive për asnjërin nga dy tabletët e rinj.

Samsung Galaxy Tab A9 me lidhje LTE kushton 190 dollarë në Amazon UAE dhe 191 dollarë në Samsung Guatemala. Ne mund të presim që detajet e çmimeve dhe disponueshmërisë për më shumë rajone të dalin në ditët në vijim. /Telegrafi/