Me pjesëmarrjen e shefës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe njohësve të ekonomisë, ndërmarrësve dhe të rinjve të interesuar në zhvillimin ekonomik të vendit, në zyrat e kompanisë Gjirafa është lansuar fushata për ekonomi “Let’s talk economy”.
Apostolova në hapje të fushatës ka thënë se kjo është fushata e tretë me radhë pas asaj për arsim dhe mjedis.
“Kjo është fushata e tretë, në të cilën duam që diskutimin ta nxjerrim jashtë kësaj zyre të Gjirafës – një prej kompanive më të suksesshme në Kosovë. Me anë të vizitave tek kompanitë, debateve, garave dhe ndihmës financiare do të mundohemi të vazhdojmë mbështetjen e BE-së në sektorin e ekonomisë në Kosovë, një prej prioriteteve tona”, ka treguar Apostolova.
Themeluesi i Gjirafës, Mërgim Cahani, ka treguar se mbështetja e Bashkimit Evropian nuk ka munguar asnjëherë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe fakti se kjo mbështetje potencohet në çdo rast e bën atë të lumtur si ndërmarrës.
Kryesuesja e ekipit në Europe House, Vjosa Berisha, ka prezantuar videot e fushatës, ndërsa edhe ka shpallur të hapur garën për ekonomi, ku të rinjtë do të mund të propozojnë idetë e tyre për startups dhe tri idetë më të mira do të shpërblehen.
Fushata do të zgjasë për shtatë javë, ndërsa do të fokusohet në regjione të ndryshme në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre
KEK, B1-shi kthehet në punë në orët e mbrëmjes

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës