"Business Tuesday" i shtatë me radhë, organizuar nga Innovation Centre Kosovo (ICK) ka ofruar një diskutim interesant dhe të vyeshëm mbi konceptin e “coworking” në Kosovë. Poashtu Butikon Sh.P.K një nga kompanitë e inkubatorit të ICK-së në këtë Business Tuesday e prezantoj produktin e tyre i cili ofron mundësi të reklamimit online.
Reklamimi online i artikujve të ndryshëm të veshmbathjes dhe më pas kalimi gradual në shitjen e tyre është thelbi i produktit www.Butikon.al të krijuar nga kompania me të njëjtin emër Butikon Sh.P.K që është pjesë e inkubatorit të Innovation Centre Kosovo.
Kjo kompani tashmë e ka ndërtuar plarformën e saj online dhe ka kontraktuar disa klientë që merren me shtijen e veshmbajthjeve.
“Duke trajtuar problemin e mungesës së një katalogu të artikujve që shiten nëpër dyqanet në qytetet e Kosovës Butikon ka sjellë një zgjidhjë në formë të një katologu online që përmbledh krejt artikujt dhe ofron zgjedhje të madhe tek klientët”, tha Gentrit Gojani një nga katër themeluesit e kompanisë Butikon Sh.P.K. Gojani sqaroi se përmes kësaj platforme blerësit e veshmbathjeve mund të njoftohen edhe për ofertat më të fundit të dyqaneve të veshmbathjes në Kosovë.
Koncepti i “coworking“ në Kosovë
Mbi 50 pjesëmarrës të fushave të ndryshme, kanë marrë pjesë në diskutimin mbi konceptin e “coworking” në Kosovë dhe jashtë vendit duke dëgjuar përvojën norvegjeze mbi krijmin dhe mirëmbajtjen e hapësirës së përbashkët të punës. Koncepti i “coworking” apo i hapësirës së përbashkët të punës është një ide e cila edhe në të kaluarën është zbatuar nga disa institucione kosovare.
“Kur doni të punoni me një koncept si ‘coworking’ vlerat janë shumë me rëndësi për shkak se duhet ardhur me qëllim për të bashkëpunuar pra nuk është puna vetëm të punohet si në shtëpi i pavarur por këtu vie për të gjetur bashkëpunim, vie për të krijuar vlerën”, tha Uranik Begu Drejtor Ekzekutiv i Innovation Centre Kosovo gjatë hapjes së edicionit të shtatë të Business Tuesday. Sipas Begut pjesëmarrës potencial në konceptin e “coworking” janë zhvillues të uebit, ekspertë të pavarur të cilët ai i quajti mikro-ndërmarrës.
MESH Norway
Ndërsa Audun Ueland bashkëthemelues i MESH Norway e prezantoi konceptin e funksionimit të kësaj hapësirë të përbashkët të punës. “E kemi ditur se ka shumë ndërmarrës si puna jonë dhe kemi dashur të kemi një vend për të punuar sëbashku”, tha Ueland duke prezantuar fotografi të hapësirave të MESH Norway. MESH Norway ka një hapësirë mbi 2500 metra kator ku përfshihet innovation café, hapësira për evente, dhoma të takimeve, hapësirë pune, një video studio, laborator kreativ dhe një klub nate. MESH Norway shërben si vendtakim i komunitetit inovator norvegjez.
Business Tuesday, është një ngjarje e organizuar nga Innovation Centre Kosovo që mbahet çdo të parën të martë të muajit përkatës, duke u fokusuar rreth një temë të caktuar, mbi të cilën thirren profesionistë të ndryshëm për të folur dhe për të ndarë përvojat e tyre me një audiencë të gjerë. Ngjarja është e orientuar kah dialogu për biznes dhe shoqërohet gjithnjë me pjesën e fundit për takime/diskutime dhe me pije/kafe për pjesëmarrësit. “Business Tuesday” është i inspiruar nga praktika e ngjarjeve të ngjashme që organizohen në Skandinavi.
Ngjarja është e hapur për pjesëmarrje dhe për ata që vijnë me kohë ka edhe pije falas, ndërsa nëse keni pyetje mund të shkruani në events@ickosovo.com
Athene Prosjektledelse, nga Norvegjia dhe Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK), janë themeluesit e ICK-së, kurse Crimson Capital është partner kryesor bashkëpunues. ICK-ja financohet nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bashkëthemeluesi i Google, lanson startupin e inteligjencës artificiale “Dynatomics”

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus – befason përgjigja e tij

‘Frikë’ nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Sa para, aq muzikë në YouTube

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Bashkëthemeluesi i Google, lanson startupin e inteligjencës artificiale "Dynatomics"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja