LAJMI I FUNDIT:

Land Rover i përdorur nga Mbretëresha Elizabeth II ishte ndërtuar në Sydney

Land Rover i përdorur nga Mbretëresha Elizabeth II ishte ndërtuar në Sydney

Një Land Rover Ceremonial i vitit 1958, i cili është pjesë e Koleksionit Historik Kombëtar në Muzeun Kombëtar të Australisë, është një nga gjashtë veturat identike të ndërtuara në Sydney, posaçërisht për shërbimet mbretërore.

E konstruktuar si një komplet TKD (Total Knock Down) nga Pressed Metal Corporation me bazë në Sydney, Land Rover-i australian është i ngjashëm me veturat e përdorura nga Mbretëresha Elizabeth II në turneun e saj në Commonwealth në vitin 1954.

Sipas detajeve të publikuara nga RELMR (The Registry of Ex-Military Land Rovers) tetë vetura ishin ndërtuar nga Land Rover për këtë turne, me një prej tyre e cila u la për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar, një e dërguar në Zelandën e Re dhe gjashtë prej tyre në ekspeditë me vela në Bermuda në nëntor të vitit 1953 dhe në Gjibraltar në maj të vitit 1954, shkruan Drive, transmeton Telegrafi.


E ndërtuar me një shasi prej 2187mm të Land Rover,e cila ishte e re për vitin 1954, Royal Review Land Rovers përdori një motor 2.0 litërsh me katër cilindra dhe të gjithat përfunduan me një nuancë të thellë vere e quajtur Royal Claret.

Në vitin 1958, qeveria australiane e porositi flotën e saj të Land Rover-ëve ceremonial për t’u përdorur për vizitat e ardhshme mbretërore dhe personaliteteve të larta. Kërkesa përkoi me vizitën e Nënës Mbretëreshë e planifikuar për më vonë gjatë atij viti.

Land Rover e bëri furnizimin me komponentë, dhe veturat u montuan në Sydney.

Për vizitën e Mbretëreshës në Australi në vitin 1963, Land Rover-ët Ceremonial u përdoren për parada, dhe më vonë u përdoren për të njëjtin qëllim kur Mbretëresha Elizabeth II dhe Princesha Anne e vizituan Sydney-n në vitin 1970. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Duhet të paguajë 27 mijë euro gjoba - por nuk ka fare veturë

Duhet të paguajë 27 mijë euro gjoba - por nuk ka fare veturë

Auto
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Auto
Shaq i famshëm ka probleme me supermakinat, pavarësisht se vazhdon të blejë ato

Shaq i famshëm ka probleme me supermakinat, pavarësisht se vazhdon të blejë ato

Auto
Njihuni me veturën më të gjatë në botë e cila mund të akomodojë deri në 75 persona - brenda ka edhe një pishinë

Njihuni me veturën më të gjatë në botë e cila mund të akomodojë deri në 75 persona - brenda ka edhe një pishinë

Auto
Nuk është shaka e AliExpress - mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit

Nuk është shaka e AliExpress - mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit

Auto
Hakerët në SHBA vodhën Rolls-Royce Dawn, ia ndërruan adresën kamionin ku duhej ta dorëzonte – kaq mjaftoi të “zhduket”

Hakerët në SHBA vodhën Rolls-Royce Dawn, ia ndërruan adresën kamionin ku duhej ta dorëzonte – kaq mjaftoi të “zhduket”

Auto
Kalo në kategori