LAJMI I FUNDIT:

Lamir Thaçi: Ujërat e pishinave në vend i plotësojnë parametrat e kërkuara

Lamir Thaçi: Ujërat e pishinave në vend i plotësojnë parametrat e kërkuara
Foto: Arkiv

Gjatë sezonit të nxehtë të verës, shumica e qytetarëve shfrytëzojnë për freskim pishinat e hapura nëpër disa komuna të vendit.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK), Lamir Thaçi tha se kjo agjenci bën kontrollimin e pishinave të Kosovës në aspektin hidro-sanitar.

Sa i përket kontrolleve që kanë bërë javën e kaluar ai tha se gjendja e tyre është relativisht e mirë, transmeton Telegrafi.


“Ne i kontrollojmë në aspektin hidro-sanitarë. AUVK-u, gjatë javës së kaluar i kemi kontrolluar shumicën prej tyre, gjendja e tyre ka qenë relativisht e mirë. Kem i marr mostra tek disa pishina dhe presim rezultat e ujit. Shumica e pishinave ushtrojnë vetëkontroll…”, u shpreh Thaçi.

Ai po ashtu theksoi se ujërat e pishinave në vend i plotësojnë parametrat e kërkuara.

”Ujërat që përdoren në pishinat tona i plotësojnë për parametrat tona, vërtetohen që uji është i sigurt. Shumica prej tyre kanë edhe kontratë me Institutin e Shëndetit Publik. Me zhvillimin e teknologjisë të gjitha pishinat kanë mjete dhe sigurojnë aparatura ku i masin parametrat për ujin në pishina”, tregoi Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Lajme
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme
Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Lajme

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Lajme
​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Lajme
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor: Gjenden turistët e humbur në Malet e Sharrit

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor: Gjenden turistët e humbur në Malet e Sharrit

Lajme
Kalo në kategori