Lamine Yamal ka marrë zyrtarisht fanellën me numrin prestigjioz 10 te Barcelona, duke u prezantuar si ylli i ri i klubit katalanas.

Barcelona organizoi një konferencë për media për të formalizuar këtë moment të veçantë, duke e konsideruar Lamine-n si simbolin e projektit të ri sportiv.


Pas prezantimit, Yamal u pyet nga gazetarët se çfarë i kishte thënë trajneri i ri i Barcelonës, Hansi Flick, përpara se të nënshkruante rinovimin e kontratës dhe të merrte fanellën legjendare.

"Flick më tha: ‘Nesër kemi seancë stërvitore të dyfishtë, ndaj duhet të shkosh në shtrat herët’", tregoi me humor Lamine.

Ai shtoi se atmosfera në ekip është shumë pozitive: "Të gjithë më uruan. Jemi një dhomë zhveshjeje shumë e bashkuar dhe jam shumë mirënjohës për këtë."

Ky moment është një nga më të rëndësishmit në karrierën e re të Lamine Yamal, që tashmë mban fanellën e ikonave si Messi dhe Ronaldinho.

Megjithatë, mesazhi i Flick ishte i qartë: euforia nuk duhet ta largojë Yamalin nga fokusi dhe përkushtimi në stërvitje. /Telegrafi/

telegrafi sport app