Barcelona kohët e fundit publikoi një dokumentar rreth rikuperimit të Gavit nga një lëndim i rëndë i ligamenteve të gjurit që e mbajti atë jashtë fushës për gati një vit.

Në film, 17-vjeçari Lamine Yamal, i cili nuk ka ende patentë shoferi, u pa duke vozitur shokët e tij të skuadrës në La Masia në terrenin e stërvitjes.


Por, tifozët e skuadrës katalunase nuk kanë pse të shqetësohen, pasi anësori spanjoll nuk po shkelte asnjë ligj - ngasja e një makinë golfi në pronë private është krejtësisht e ligjshme.

Lojtarët, megjithatë, dukej se nuk u pëlqente gjithsesi udhëtimi – Lamine i mori ato kthesat paksa shumë shpejt dhe një nga lojtarët gati sa nuk doli nga karroca në një moment.

Gavi ndërkohë dukej sikur po kalonte kohën e jetës së tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app