LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini më i shtrenjtë ndonjëherë që është shitur në ankand, arrin dyfishin e çmimit me të cilin doli në shitje

Lamborghini më i shtrenjtë ndonjëherë që është shitur në ankand, arrin dyfishin e çmimit me të cilin doli në shitje

Makina ishte pjesë e koleksionit të konfiskuar, nga djali i një diktatori të korruptuar

Në vitin 2016, autoritetet zvicerane e kishin konfiskuar një koleksion të super-veturave, që i përkiste Teodoro Nguema Obiang Mague, djalit të nënpresidentit të Guinesë Ekuatoriale, transmeton Telegrafi.

Pas tri vitesh, veturat që iu konfiskuan këtij diktatori të korruptuar, me dyshimin se po bënte shpëlarje parash, janë shitur në shtëpinë e ankandeve Bonhams në Zvicër.


Super-vetura kryesore e këtij ankandi, që arriti të shitej për një shumë tepër të lartë dhe tejkaloi çdo pritje, ishte një Lamborghini Veneno Roadster.

Derisa pritej të shitej për 4.5 milionë euro, ky Lamborghini u bë më i shtrenjti që u shit ndonjëherë në ankand, pasi për të u ofruan 7.5 milionë euro. Ky është dyfishi i çmimit, që ky Lamborghini doli në shitje më 2014 dhe kushtonte 3.6 milionë euro.

Vetëm nëntë Veneno Roadster janë prodhuar, për të festuar 50 vjetorin e Lamborghinit, derisa ky që u shit në ankand, nuk kishte mbi 325 kilometra të kaluara dhe kishte gjendje shumë të mirë. /Telegrafi/