LAJMI I FUNDIT:

Lama: Opozita më 17 shkurt kishte plan ta pushtojë dhe ta rrënojë shtetin (Video)

Lama: Opozita më 17 shkurt kishte plan ta pushtojë dhe ta rrënojë shtetin (Video)

Deputetja e LDK-së, Alma Lama ka thënë se “jam deputet dhe marr pjesë në Kuvend, dhe mendoj që e kam mbajtur plotësisht premtimin tim që nuk do ta votojë Thaçin për president”.

“Edhe nëse do vendosja të mos shkoja në seancën e zgjedhjes së Presidentit, për shkak të fushatës linçuese ndaj deputetëve të LDK-së do merrja pjesë”, tha Lama në emisionin Rrokum Roll të TV Rrokum.

Lama shoti se mediat së bashku me agjentët e tyre kanë bërë fushatë linçuese ndaj deputetëve të LDK-së.


“Arsyeja kryesore pse kam marrë pjesë në seancë është se unë jam deputete dhe nuk mundet askush të më tregojë kur të shkoj, mendimin tim në Kuvend e them me anë të votës time në këtë kohë kur grushtet synonte të shpërbente shtetin e Kosovës”, u shpreh ajo, dukje iu referuar me grushtet veprimeve të opozitës në Kuvend.

“Hashim Thaçi është votuar se është votuar Isa Mustafa për kryeministër nuk duheni me pas kujtesën e shkurtë. Deputetët e LDK-së e kanë respektuar plotësisht marrëveshjen”, tha Lama.

Ajo theksoi se deklaratat e saj po shtrembërohen nga mediat tjera, siç tha ajo “unë kurrë nuk kam thënë se nuk kam me marrë pjesë në seancën e zgjedhjes së Presidentit”.
Në vazhdim të bisedës, Lama tha se në bazë të informatave që i ka opozita ka plas në plan të pushtojë institucionet e shtetit.

“Nga 17 e tutje, nuk flas më shumë. Ngjarjet kanë rrjedh, nuk duhet ti shohim gjërat me trurin e peshkut. Zgjidhja është kthimi i partive opozitare në Kuvend, respektimi i normave demokratike”, tha ajo lidhur me situatën politike në vend për rreth 7 muaj.

Sipas saj, opozita ka bërë mirë që i ka ngritur dy kauzat e saj, por nuk ka bërë mirë me veprimet e saj.

“Totalisht e papranueshme dhe është jashtëzakonisht kontroverse të futet feja në shkolla”, tha krejt në fund deputetja e LDK-së. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=0tyXDZWVYvs

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori