LAJMI I FUNDIT:

Lama: Ka ambasadorë të Kosovës që nuk dinë të shkruajnë email, nuk e dinë anglishten e as gjuhën e vendit ku shërbejnë

Lama: Ka ambasadorë të Kosovës që nuk dinë të shkruajnë email, nuk e dinë anglishten e as gjuhën e vendit ku shërbejnë

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë një shqyrtim për mënyrën sesi kanë marrë grada ambasadorët në Kosovë.

Lama u shpreh se ka ambasadorë të Kosovës të cilët nuk dinë të shkruajnë email dhe nuk dinë asnjë gjuhë të huaj.

“Jo gjuhën e vendit ku shërbejnë, por as anglishten. Të mos flasim më për kulturën e njohuri të tjera”.


“Ka pasur shkelje masive nëpër vite të mënyrës si janë marr gradat në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Do të duhej të fillonte shqyrtim se si janë marr gradat. A i kanë ata aftësitë diplomatike për të përfaqësuar Kosovën. Qeveria e Kosovës duhet ta shqyrtojë këtë sepse diplomacia është fytyra e shtetit”, tha Lama në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ndërkaq, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi i cili është edhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë tha se emrat e ambasadorëve në bazë të protokollit duhet të jenë konfidencial derisa nuk konfirmohen nga shteti ku do të shërbejnë.

“Është një protokoll që nuk jepen emrat. Në këtë studjo është përmendur një emër dhe kam thënë që nuk e di. Janë rregullat e diplomacisë, nuk jepen emrat të cilët nuk konfirmohen nga vendi pranues”, tha Abazi.

Tutje, ai shtoi se “Unë nuk mundem me garantu për askënd, në anën tjetër edhe ne si deputet duhet të veprojmë brenda normave. Kur është dërguar informacioni është dërguar me notën konfidencialitet të plotë. Veprimi i secilit organ, tregon fytyrën e shtetit. Nëse dikush lëshon emra në publik, ka forma për me u gjet kush i ka lëshu”, tha Abazi./ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet kryeshefi i KRU

Arrestohet kryeshefi i KRU "Gjakova" - Prokuroria Speciale tregon se çfarë konfiskoi në shtëpinë dhe zyrën e tij

Lajme
Avokati i Thaçit sqaron: Kërkesa për pjesëmarrje në varrim është dorëzuar të hënën, por ai nuk do të marrë pjesë

Avokati i Thaçit sqaron: Kërkesa për pjesëmarrje në varrim është dorëzuar të hënën, por ai nuk do të marrë pjesë

Lajme
Varroset babai i ish-presidentit, Hashim Thaçi i dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Varroset babai i ish-presidentit, Hashim Thaçi i dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Lajme
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Linda Rama: Nuk qëndrova dot në Tiranë, doja të jem këtu sot me nënën dhe gruan e Hashim Thaçit

Linda Rama: Nuk qëndrova dot në Tiranë, doja të jem këtu sot me nënën dhe gruan e Hashim Thaçit

Lajme
Kalo në kategori