Emigrimi i pandalshëm vitet e fundit ka shkaktuar boshllëqe në tregun e punës. Shumë industri punojnë nën kapacitet, ndërsa biznese të tjera kanë rritur pagat. Nuk po kërkohen më punonjës të trajnuar apo kualifikuar, por vetëm dikush që të jetë në vendin e punës.
Fabrikat e mëdha të prodhimit janë ato që po hasin vështirësi serioze në aktivitetin e përditshëm. Duhen punëtorë për cikle të ndryshme prodhimi dhe ata mungojnë, duke krijuar jo pak probleme.
Bardhyl Baltëza ka fabrikën më të madhe të riciklimit të letrës në Shqipëri. Në zonën e Porto Romanos ku ndodhet fabrika nuk ka fuqi punëtore, pasi të rinjtë dhe ata që mund të punojnë kanë emigruar. Rruga e vetme që biznesi të vazhdojë punën është marrja e punëtorëve nga jashtë, ku është një proces jo i lehtë dhe me kosto, por që me kushtet aktuale të tregut të punës mbetet e vetmja zgjidhje.
“Në fabrikën tonë ka edhe të huaj. Nga India. Kemi marrë vetëm nga India, por sërish jemi në vështirësi. Morëm 25 punëtorë, por fatkeqësisht 10 na ikën. Njëherë 5 dhe pastaj 5 të tjerë. Tani po presim të marrin 10-15 të tjerë pasi kemi mungesa të mëdha për fuqi punëtore. Në ikën punëtorët. Këtu kemi pasur 168 punëtorë. Momentalisht ne kemi nevojë për minimumi 20 persona. Është një sëmundje që nuk po e zgjidhim dot. Është shumë e vështirë. Këta që kemi kanë kaluar një kurs specializimi, kanë eksperiencë. Ata vijnë fillestarë. Gjuha nuk është problem se flasin edhe ndonjë fjalë anglisht ata indianët. Ja kemi krijuar të gjitha kushtet. I trajnojmë. I kemi bërë hotel, restorant, i kemi vënë dy gra që i shërbejnë. Ka kosto dhe vështirësi të mëdha. Ata kanë ardhur nëpërmjet agjencive me kontratë pune u shpreh Baltëza në EconoMIX nga Aurora Sulçe në A2 CNN.
Ai shton se problemi kryesor me punëtorët nga vendet aziatike, është se ata e shohin Shqipërinë si një trampolin për t’u larguar drejt vendeve të BE-së. “Problemi kryesor është se ne morëm 25 dhe na ikën 10. Madje edhe para policisë ne jemi fajtorë pasi e kishin vendin këtu. Ne i mbajtëm pasaportat, por sërish ikën. Ata nisen nga India me mentalitetin për të shkuar në Europë dhe Shqipërinë e shohin si rrugë”, tha Baltëza në A2.
Sa i përket kostove, sipërmarrësi shprehet se është e lartë. “Marrin rrogën, minimalja është 400 dollarë në muaj. Kanë ushqimin e hequr, fjetjen. Aty janë dy gra që i shërbejnë. Janë të gjitha investime këto”,
Ai shprehet i prerë se zgjidhja nuk vjen nga India, por nga shqiptarët. “Zgjedhje është të punojnë shqiptarët këtu. T’i krijojmë kushte dhe ata të marrin rroga njësoj si jashtë. Nuk është zgjidhje të marrim indianë dhe t’i sjellim këtu. Po pse duhet të rrinë familjet tona pa fëmijët këtu”.
Por kush janë më produktivë? “Nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Tonët kanë një problem se nuk mund t’i flasësh shumë sepse ikin. Ata janë më të urtë. Ne këtu kemi pasur rroga jo të këqija dhe punëtorët kanë qenë të kënaqur. Unë kam rastin e një punëtori që iku në Itali dhe u rikthye sërish. Kishim për të blerë një makineri në Itali dhe ai më tha që për një muaj ma sjell. Unë çova edhe një person që ta mësonte punën. E çova një person atje. Qëndroi atje një muaj, erdhi, punoi dy muaj dhe iku atje për 1700 euro. Në atë kohë ai merrte këtu 500 mijë të vjetra. Kur vumë linjën e re mori 550 mijë lekë të vjetra. Tani merr 800 mijë sepse është ekspert shumë i mirë ai. Iku në Itali, por u kthye sërish. Më tha më fal se kam gabuar që ika, por mendova se me 1700 euro do të çoja 500 euro në shtëpi, por nuk ia dola dhe nuk kurseva dot as 150 euro. Ai sot është një nga teknikët më të mirë këtu”, tregon sipërmarrësi.
Ndërkohë, prej 15 vitesh, Lali nga India është miqësuar me të gjithë dhe flet edhe pak shqip, më tepër fjalët që i duhen në procesin e punës. Ndryshe nga shumë punëtorë të huaj që Shqipërinë e kanë përdorur si tranzit drejt vendeve të BE-së, Lali është i kënaqur dhe mendon të qëndrojë këtu gjatë.
Mungesa e punëtorëve është bërë e ndjeshme, veçanërisht gjatë viteve të fundit dhe hemorragjia e largimeve nuk është ndalur edhe pse pagat janë rritur, sipas INSTAT.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë protestojnë në kryeqytet, akuzojnë komunën për “hakmarrje”

Gjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët