Los Angeles Lakers kanë vazhduar me paraqitje të mira këtë edicion në NBA.

Largimi i Larry Nance dhe Jordan Clarkson në drejtim të Clevelandit nuk ka ndikuar fare tek skuadra e Luke Walton.


Në ndeshjen e zhvilluar në 'Staples Center', Lakers kanë triumfuar ndaj Oklahoma City Thunder me rezultat të thellë 106-81.

Mysafirët kishin mungesa si Rusell Westbrook e Carmelo Anthony ndërsa për vendasit nuk u paraqitën transferimet e fundit ai Isiah Thomas dhe Frye.

Caldwell Pope me 20 pikë dhe Brandom Ingram me 19 të tjera ishin më efikasit tek vendasit.

Lakers1 1

Me paraqitje të mirë u dalluan edhe Julius Randle me 17 pikë dhe 'Rookie', Kyle Kuzma që shtoi 16 pikë e nëntë kërcime.

Paul George ishte më efikasi te Thunder me 29 pikë por i vetëm nuk arriti të bëjë diferencën në këtë sfidë.

Tani LA zë pozitën e 11 në Konferencën e Perëndimit me 23 fitore e 31 humbje dhe po synon të përfundoj në tetë pozitat e para për të marrë pjesë në 'Play-Off'.

Lakers2 1

Pas dy humbjeve radhazi tek fitoret është rikthyer edhe kampioni në fuqi Golden State Warriors.

Të udhëhequr nga Kevin Durant, Warriors mposhtën Dallas Mavericks me rezultat të thellë 121-103.

Durant shënoi 24 pikë pati nëntë kërcime e katër asistime në këtë takim.

Ndeshje të mirë tek vendasit zhvilluan edhe Steph Curry me 20 pikë e Klay Thompson me 18 të tjera.

Fundori Dennis Smith JR ishte koshashënuesi kryesor i Mavericks me 22 pikë të realizuara. /Telegrafi/

Rezultatet:

Golden State Warriors - Dallas Mavericks 121-103

LA Lakers - Oklahoma City Thunder 106-81

Washington Wizards - Boston Celtics 104-110 (ot)

Portland Trail Blazzers - Charlotte Hornets 109-103 (ot)

Toronto Raptors - New York Knicks 113-88

Orlando Magic - Atlanta Hawks 100-98

telegrafi sport app