Sot pasmesnate janë zhvilluar dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Los Angeles Lakers arriti ta befasojë si mysafirë duke e mposhtur me rezultat 123-116 njërën ndër skuadrat e forta të Konferencës Lindore, Atlanta Hawks.


D’Angelo Russell i munguan edhe dy asistime (8) për të realizuar ‘double-double’ edhe në saje të 23 pikëve, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër te Atlanta me lojë të mirë ra në sy Dwight Howard, i cili realizoi ‘double-double’ fal 31 pikëve dhe 11 kërcimeve.

Gjersa Lakers kanp bilance prej dy fitoreve dhe tre humbjeve, Atalanta përjetoi humbjen e parë në këtë sezon në NBA. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Washington 103-113 Toronto

Charlotte 109-93 Philadelphia

Brooklyn 109-101 Detroit

New York 99-118 Houston

Boston 107-100 Chicago

Memphis 89-93 New Orleans

Utah 97-71 Dallas

Phoenix 118-115 Portland

LA Clippers 83-85 Oklahoma City

telegrafi sport app