Lakra mund të jetë një përbërës mjaft i shijshëm dhe në gatimet me nxehtësi. Mund ta shoqëroni pothuajse me çdo gjë në tavolinë Përbërësit: - 1 filxhan oriz; - gjysmë lakre; - 2 qepë; - 4 lugë vaj; - 2 domate; - spec të kuq të bluar; - piper; - kripë; - kerri, - spec djegës

jkkj


Përgatitja:

Nxehni yndyrën në një tenxhere dhe marinoni qepën e grirë, pastaj shtoni lakrën e grirë, kripën dhe specin e kuq të bluar.

Lëreni të marinohet, shtoni 3 filxhan ujë të valuar. Përafërsisht pas dhjetë minutave shtoni orizin.

Lëreni gjellën të vlojë në zjarr mesatar, duke e përzier shpesh.

Pak para se të përfundojë zierja, shtoni domaten e qëruar dhe të grirë, piperin, kerrin dhe specin djegës.

Lëreni të vlojë disa minuta.

Qiteni në enën e lyer për pjekje dhe lëreni të piqet ngadalë për një kohë të shkurtër në furrë të nxehur më parë.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.