Lajmi i Fundit: Përfundon votimi, Kosova drejt UNESCO-s! (Foto/Video)

Menjëherë pas lajmit, përfaqësues të institucioneve kanë dhënë reagimet e tyre.
Duke u nisur që nga presidentja Jahjaga, kryeministri Mustafa, zv. Kryeministri Thaçi e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë vendim.
“Lajm fantastik nga UNESCO. Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s rekomandon kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës. Kërkesa tani i drejtohet Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në nëntor për votën e anëtarësimit. Vazhdojmë tutje me përkushtim për të avancuar vlerat, harmoninë dhe progresin e vendit tonë”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.
"Përkrahja për shtetin e Kosovës nga Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s, është dëshmi e fuqishme se agjenda Euro-Atlantike e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në organizata të rëndësishme ndërkombëtare është një proces që po fuqizohet çdo ditë. Parimet themeltare të UNESCO-s janë që të kontribuojë për paqen dhe sigurinë, duke promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar përmes arsimit, shkencës dhe kulturës dhe për të çuar përpara respektimin universal për drejtësi, sundim të ligjit dhe të drejtat e njeriut, së bashku me liritë themelore të shpallura në Kartën e Kombeve të Bashkuara", ka vlerësuar kryeministri Mustafa.
Delegacioni i Kosovës në hollin e selisë së UNESCO-s
Delegacioni i Kosovës është duke pritur në hollin e selisë së UNESCO-s derisa pritet që sot Këshilli Ekzekutiv ta japë dritën e gjelbër për anëtarësim të Kosovës në UNESCO. /kp/
Rusia dhe Kuba e çojnë në pauzë mbledhjen e UNESCO-s
Mbledhja e bordit ekzekutiv të UNESCO-s tashmë ndodhet në pauzë me kërkesë të Kubës e mbështetur nga Rusia .
Gjermania, Britania dhe Shqipëria kanë prezantuar kërkesën e Kosovës si dhe idenë e anëtarësimit në këtë organizatë, ndërkaq, përfaqësuesi i Kubës ka folur më gjatë në kë takim dhe më më pas ka kërkuar pauzë 10 minutëshe për çka u mbësdhtet edhe nga Rusia, njofton Klan Kosova.



















































