Lajm i mirë për minatorët e Zletovës dhe Toranicës, do t'i marrin rrogat e mbetura
Pas shumë pritjesh, minatorët e xeheroreve të Zletovës dhe Toranicës këto ditë do t'i marrin tre rrogat e tyre, të cilat nuk i kishin marrë gjatë periudhës së menaxhimit të kompanisë ''Indominerals'', transmeton Telegrafi Maqedoni.
Janë rreth 1000 xehetarë të Probishtipit dhe Kriva Pallankës, të cilët presin me padurim marrjen e këtyre rrogave dhe fillimin me punë, pas marrjes së minierave nga gjigandi bullgar ''Minstroj''
Pritet që në këtë muaj të fillojë procesi i prodhimit në xeheroren e Zletovës, e pastaj në atë të Toranicës./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























