LAJMI I FUNDIT:

Lajm fantastik për ‘Dardanët’: Patrik Schick me gjasë do të mungojë ndaj Kosovës

Lajm fantastik për ‘Dardanët’: Patrik Schick me gjasë do të mungojë ndaj Kosovës

Kosova ka marrë një lajm fantastik para ndeshjes ndaj Republikës Çeke në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Ndeshja që zhvillohet më 14 nëntor, ‘Dardanët’ do ta luajnë në udhëtim te çekët, e që do të jetë pothuajse vendimtare për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Mediat në Çeki shkruajnë se sulmuesi i Romës që është i huazuar te Rasenball Sport Leipzig, Patrik Schick pritet të mungojë në këtë takim, shkaku që nuk është i gatshëm.


Image result for patrik schick czech

Sulmuesi çek është larg formës së tij të lartë, andaj përfaqësuesja e tij mund mos ta fitojë për takimin ndaj Përfaqësueses tonë.

Schick që shihet si njëri ndër lojtarët më të mirë të Republikës Çeke është jashtë formës po ashtu edhe te skuadra gjermane.

Përballja e Grupit A në kualifikimet për Euro 2020 në mes të Kosovës dhe Çekisë do të përcaktojë pothuajse 80 për qind të gjasave se kush do të kualifikohet.

Kosova në mendjen e Çekisë edhe në festën e ditëlindjes së përzgjedhësit të tyre
Lexo po ashtu Kosova në mendjen e Çekisë edhe në festën e ditëlindjes së përzgjedhësit të tyre

Në rast të fitores së tanëve në udhëtim, atëherë më 17 nëntor do ta presim Anglinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe një barazim mund të na dërgonte në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në 12 vende të kontinentit të vjetër.

Anglia është aktualisht lider i grupit me 15 pikë, në vendin e dytë është Republika Çeke me 12, Kosova me 11 dhe Mali i Zi me Bullgarinë me tri sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera

"U përballëm me një skuadër që shfrytëzoi gabimet tona" - Motta analizon humbjen ndaj Atalantas

Serie A
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Kalo në kategori