Lahi Brahimaj nga AAK, do të rikandidojë sërish për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet që do të mbahen më 28 dhjetor.

Përmes një postimi publik, Brahimaj ka kujtuar se në zgjedhjet e 9 shkurtit ishte zgjedhur deputet, por për shkak të mosfunksionalizimit të legjislaturës nuk pati mundësi ta ushtrojë mandatin dhe të angazhohet institucionalisht, ashtu siç kishte premtuar para qytetarëve.


Ai theksoi se vendimi për rikandidim vjen si përgjigje ndaj besimit të vazhdueshëm të qytetarëve dhe si obligim moral ndaj vendit, duke u bazuar në rrënjët familjare të sakrificës dhe angazhimin e brezit të tij në periudha të vështira për Kosovën.

“Angazhimi publik për mua nuk është vetëm politikë, por vazhdim i një rruge shërbimi ndaj atdheut dhe qytetarëve,” ka deklaruar Brahimaj, duke kërkuar mbështetjen dhe votën e qytetarëve edhe në këtë garë zgjedhore.

Brahimaj ka shprehur mirënjohje për besimin e deritanishëm dhe ka theksuar se synimi i tij mbetet përfaqësimi i denjë i qytetarëve dhe puna për Kosovën. /Telegrafi/