LAJMI I FUNDIT:

Lady Gaga konfirmon se është fejuar

Lady Gaga konfirmon se është fejuar

Lady Gaga u bë temë e të gjitha mediave ndërkombëtare të hënën.

Kur u nderua me çmimin “Women in Hollywood” të organizuar nga revista ‘Elle’ në Beverly Hills, këngëtarja 32-vjeçare konfirmoi se ajo është fejuar, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Aktorja e filmit “Star Is Born” ka qenë në lidhje me Christian Carinon për më shumë se një vit, dhe ka vënë unazën e fejesës në gishtin e saj disa muaj më parë.


Lady Gaga u nderua me çmimin “Women in Hollywood” nga Revista “Elle” (Foto: Michael Kovac/Getty Images/Guliver)

Thashethemet filluan në nëntor se ajo ishte e vendosur të martohej me agjentin, pasi shpesh mbante unazë diamanti, të cilën e kishte marrë dhuratë nga ai.

Gjatë fjalimit përshëndetës pasi u nderua me çmim, Lady Gaga e falënderoi të fejuarin e saj të krishterë, i cili ishte në audiencë dhe u paraqit me të në këtë event.

Ajo u prezantua në skenë nga Jennifer Lopez, dhe emocionet e saj u rritën kur vendosi të flasë para audiencës.

Lady Gaga ishte shumë e emocionuar teksa fliste para audiencës (Foto: Michael Kovac/Getty Images/Guliver)

Lady Gaga shpjegoi se vendimi i saj për të veshur një kostum të pantallonave në vend të një fustani elegant nuk ishte i paparashikueshëm, por një lloj forme për të treguar se si ajo i ka kapërcyer vështirësitë.

Ajo deklaraoi: “Si një e mbijetuar e një sulmi seksual nga dikush në industrinë e Hollywoodit, si një grua që ende nuk është e guximshme të flasë në emrin e saj, si një grua që jeton me dhimbje kronike, si një grua që kushtëzohej në një moshë shumë të re për të dëgjuar atë që burrat më thanë të bëja, vendosa sot të dëshiroja ta merrja fuqinë. Sot unë vesh pantallonat”, ka thënë ajo.

Këngëtarja Lady Gaga tha se nuk i vjen turp të vishet me kostum, për të treguar karakterin e saj të fortë si grua, dhe si e mbijetuar e sulmeve seksuale në Hollywood (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Gaga vazhdoi: “Pasi u sulmova kur isha 19 vjeçe, kam ndryshuar përgjithmonë. Një pjesë e imja u mbyll për shumë vite. Nuk i thash askujt. E kam shmangur atë vetë. Dhe ndjeva turp edhe sot, duke qëndruar para jush”, ka thënë ajo.

“Unë ndihem e turpëruar për atë që më ka ndodhur. Kam ende ditë ku ndihem sikur të ishte faji im. Pasi kam ndarë atë që më ka ndodhur me burra shumë të fuqishëm në këtë industri, askush nuk më ka ndihmuar”, thotë Lady Gaga. /Telegrafi/

Lady Gaga (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori