LAJMI I FUNDIT:

Laborator të drogës sintetike, policia arreston një të dyshuar në Zubin Potok

Laborator të drogës sintetike, policia arreston një të dyshuar në Zubin Potok
Foto: A

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në fshatin Qukic – Zubin Potok është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me urdhërarrest te lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në rastin ‘Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve ,substancave psikotrope ,analoge apo veglave ,pajisjeve apo materialeve narkotike’.

“Rasti në fjalë ka ndodhur në vitin 2018 dhe në atë kohë në shtëpinë e tij i njëjti me disa persona të tjerë, gjegjësisht si grup kriminal, dyshohet se kanë pasur të improvizuar një laborator të drogave sintetike, ku dyshohet se kanë prodhuar droga sintetike të llojit të amfetaminës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me rastin, me datë 05 qershor 2018 ishin sekuestruar pajisjet për prodhimin e drogave sintetike si në vijim: 4 armë të gjata , municion, 2 motorolla, tableta rinostop, tableta rinasek , sasi e madhe e tretësit; diku 12 bure (fuqi) prej 200 litrave të cilat shërbejnë për prodhimin e drogave sintetike. Gjithashtu është sekuestruar një sasi e dyshuar e marihuanës.


“Grupi kriminal dyshohet se ka vepruar nga shtatë persona të dyshuar ku është iniciuar procedurë penale ndaj tyre, të cilët dyshohet se për një kohë kanë bërë përpunimin e drogave sintetike të llojit amfetaminë. Në lidhje me rastin të dyshuarit i caktohet ndalimi policor me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori