Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur këtë të hënë të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për grupin e kokainës së gjetur në Frakull të Fierit në nëntor të vitit 2022.
Në operacionin që u realizua nga SPAK në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe policinë malazeze, u sekuestruan në shtëpinë e ish-kryetarit të komunës së Farkullit, Viktor Çervanaku, 400 kilogramë pleh kimik, i ardhur nga Mali i zi në Shqipëri, që rezultoi i përzier me kokainë.
Porositësi e tërhoqi drogën nga Porti i Tivarit në Malin e Zi, por ngarkesa ishte mbajtur nën vëzhgim, për të zbuluar edhe destinacionin final të saj.
Më 25 qershor të këtij viti GJKKO dha vendimet për dhjetë personat e akuzuar për rastin e laboratorit të kokainës në Frakull. Më konkretisht, bëhet fjalë për Nikolin Gjolena, Viktor Çervenaku, Denilson Çervanaku, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra), Zenel Çervanaku, Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Redion Meshi, Julian Malaj, Marildo Rona.
DËNIMET:
Nikolin Gjolena – 17 vite – 11.4 me gjykim të shkurtuar
Viktor Cervanaku – 15 vite – 10 me gjykim të shkurtuar
Enxhi Ferhati – 12 vite – 8 me gjykim të shkurtuar
Klajdi Kodra – 17 vite – 11.4 me gjykim të shkurtuar
Bledar Matoshi – 12 vite – 8 me gjykim të shkurtuar
Denilson Çervanaku – 17 vite – 11.4
Zenel Çervanaku – 14 vite – 9.4 me gjykim të shkurtuar
Redion Meshi – 14 vite – 9.4 me gjykim të shkurtuar
Julian Malaj – 3 vite – 2 vite me gjykim te shkurtuar për ( moskallëzim krimi ) lirohet menjëherë
Marildo Rona – 12 vite – 8 me gjykim të shkurtuar