Në Kuvendin e katërt zgjedhor të degës së AKR-së në Ferizaj, kryetar i kësaj dege është zgjedhur Labinot Tahiri, i cili tha se data 14 shkurt do të jetë datë historike për të dhe për Ferizajn.
Ai tha se kurrë nuk do të jenë inferiorë e oportunistë, por do të jenë liberalë, demokratë e transparentë.
“Data 14 shkurti e vitit 2017 do të jetë datë historike për mua dhe Ferizajn, këtu jam me dëshirë, pasion, me plot energji. Këtu jam që ëndrrën time ta bëj realitet për ju dhe Ferizajn. Gjatë rrugës jetësore gjithherë më kanë përcjellë sfida të ndryshme dhe unë tash për çudi jam pjesë e pandarë e sfidave, pra me këtë rast nuk jam i vetmi, jemi të gjithë ne që do të sfidojmë të keqën dhe t’i dalim në ballë vetëm e vetëm që t’ua kthejmë shpresën qytetarëve tanë. Parimet tona do të jenë parullë reforme, kurrën e kurrës nuk do të jemi inferiorë e oportunistë, përkundrazi do të jemi liberalë, demokratë e transparentë, do të reflektojmë barazi, respekt gjithë shoqërorë me përgjegjësinë më të lartë”, tha ai.
Tahiri tha se lidërshipi do të jetë lidership i parimeve, kritereve dhe i vlerave, por kurrë autokratike, por vetëm meritokratike. Gjithashtu, ai tha se me AKR-në dhe me Pacollin janë zotuar se do të bëhen kurban të këtij populli.
Ndërsa, kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli tha se është nder të kesh afër vetës një njëri si Labinot Tahiri. Gjithashtu ai tha se po kurorëzojnë punën e një dege shumë të rëndësishme të AKR-së dhe se tha se janë të bindur që janë në rrugë të drejt.
“Jam shumë i bindur se jemi në rrugë të drejtë, jam shumë i bindur se pas pak muajve do të mblidhemi kështu, ndoshta edhe në numër më të madh dhe të festojmë synimin tonë, arritjen e qëllimeve tona. E arritja e synimeve tona, është që ne të arrijmë të krijojmë një aleancë të vërtetë me qytetarët e Ferizaj dhe në krye të aleancës të kemi njeriun e duhur, i cili do të udhëheq me këtë aleancë jo vetëm me Aleancën Kosova e Re, por me aleancën e krejt qytetarëve të Ferizaj”, tha ai.
Babai i Labinot Tahirit, Islam Tahiri tha se ai e ka treguar veten jo veç tash, por gjithherë. I pyetur se a e ka zgjedhur partinë e duhur ai u përgjigj se po, pasi që sipas tij Pacolli e ka treguar vetën çdo kund.
Labinot Tahiri u bë pjesë e Aleancës Kosova e Re me 23 maj 2016, ndërsa gjatës së sotme kishte shkruar në Facebook se nëse zgjidhet kryetar i degës, atëherë do të garojë edhe për kryetar të kësaj komune. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës