Labinot Tahiri rrëfen ngjarjen ku u vra 23-vjeçari në Mitrovicë

Këngëtari Labinot Tahiri, të premtën po shkonte për të bërë muzikë në lokalin “Check -in” në Mitrovicë, aty ku ndodhi vrasja e 23 – vjeçarit.
Labi, përmes një postimi në Facebook ka rrëfyer si ndodhi ngjarja duke bërë thirrje te institucionet për kontrolle të njerëzve nëpër lokale.
Postimi i Labit në llogarinë e tij në Facebook:
“I riu i cili u vra mbrëm në Mitrovicë ishte djalë i ri 23 vjeq! E dhimbshme shumë ajo qe ndodhi! Hera e pare ne jeten time që në ndonje mbremje ku kam performuar të ndodh diqka e tillë. Sinqerisht ndjej keqardhje. Derisa ishim jashte lokalit, krismat mbrenda ne lokal jane degjuar!
23-vjeçari, Ermal Kamberi u vra për shkak të një vendi në lokal, por ende nuk ka të arrestuar.
Varrimi i tij bëhet sot pasdite, ai ishte në orar pune dhe policia raporton se mbi të u shkrepën tre plumba. /Telegrafi/





















































