Këngëtari Labinot Tahiri vazhdon të jetë shumë i angazhuar në muzikë.

Së fundmi, ai ka publikuar për fansat e tij një video në rrjetin social Instagram, ku shfaqet duke kënduar me motrën e tij, Sarandën


Ai thotë se këtë duet po e realizon pas 25 vjetësh me motrën e tij të dashur.

labis Foto: Labinot Tahiri/Instagram

Tutje, Labi ka shkruar se ushte kurbeti ai që i kishte ndarë qysh të rinj, dhe se rikthimet në vendlindje janë të tilla - çmallje dhe festa.

"Motra ime mysafire në vendlindje, ku ishte musafire te vendi ku quhet Buna Ferizaj! Dhe si nje ndarje e dikurshme Gurbeti dhe Vendlidja ndau dhe motrat nga vllezerit edhe sot jetojnë largë në mërgim! Tani, pas 25 viteve hera pare që kënduam sebashku në Ferizaj , derisa mbremjen e kishin Grupi Fisniket! Malli për gurbetqarët vazhdon të mos shuhet kurrë nga ata që e kanë pêrjetua mërgimin. Respekt! Do të publikojmë edhe video të tjera", ka shkruar Labi në Instagram. /Telegrafi/