Labinot Tahiri ka filluar të bart syze (Foto)

Këngëtari i njohur nga Ferizaji Labinot Tahiri, është shumë i pëlqyer nga publiku për muzikën që bën, dhe njëkohësisht aksionet humanitare që vazhdimisht ndërmerr.
Kjo ka ndikuar që ai të ketë një numër të madh ndjekësish edhe në rrjetet sociale, të cilët njoftohen hap pas hapi me veprimtarinë e tij të fundit në karrierë.
Së fundmi, Labi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku ka treguar se një detaj i ri ka filluar të identifikojë tashmë pamjen e tij.
Në fotografi, ai shfaqej duke bartur syze, dheduket se tani e tutje Labin do ta shohim vazhdimisht me një pamje të tillë.
Këngëtari 37 vjeçar duke se dalë nga dalë me kalimin e viteve ka filluar të ketë problemet e para me dioptrinë. /Telegrafi/
































































