LAJMI I FUNDIT:

Labinot Tahiri feston ditëlindjen e 43-të

Labinot Tahiri feston ditëlindjen e 43-të
Labinot Tahiri (Foto: Instagram)

Ditën e sotme (e diel) feston ditëlindjen këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri – Labi.

Ai këtë ditë të rëndësishme e ka nisur me një falënderim për të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur gjatë këtyre viteve.

Artisti i estradës shqiptare thekson se secili nga ne kemi gabime, por që njeriut duhet t’ia kujtojmë të mirat – meqë kemi shumë në veten tonë.


Labinot Tahiri (Foto: Instagram)

Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):

“Sot, i mbusha 43 vite jetë

Kur mendojë se sa shpirta dhe sa njerëz më kanë uruar dhe bekuar gjatë jetës, thjeshtë vazhdojë t’a dua jetën edhe me shumë.

Faleminderit për shumë ditë të mira qē kemi kaluar se bashku me ju njerëz të dashur, publik i dashur prindër dhe ju familje e dashur.

E thash ditê tê mira sepse ditë të kêqia nuk ka, ka disa pengesa në jetë, disa momente që nuk na pëlqejnë por duhet kuptuar se nuk jemi tê pa gabuar dhe të perkryer. Secili nga ne kemi gabime në jetë apo ndonjë të keqe, por gjatë jetês sime, njeriut cilido qoftë ai, nuk i’a kam kujtuar të këqiat, i’a kam kujtuar vetëm të mirat përshkakun se të mira kemi shumë në vetën tonë dhe unê jetojë në kêtë formë jetese; duke i’a kujtuar të mirat se secilit që ia dhash dhe ma dhuruan dorên këto 43 vite jetë , me shumë thjeshtesi dhe dashuri.

Me respekt pa fund për të gjithë, i thjeshti , i juaji dhe me plot dashuri e motiv për të gjithë,

LABINOT TAHIRI KOSOVË E SHQIPËRISË”. /Telegrafi/