Labi publikon albumin e ri (Foto)

Labinot Tahiri megjithëse ndodhet në Amerikë, i angazhuar rreth studimeve në Universitetin e Harvardit, nuk po ndalet me prurjet e reja muzikore.
Këngëtari i njohur ferizajas ka publikuar albumin e tij të ri muzikor, transmeton Telegrafi.
Albumi që mban titullin “Edhe një puthje”, përmban tetë këngë të reja.
Labi ka uruar që albumi të pëlqehet nga publiku duke premtuar edhe albume të tjera në të ardhmen.
“Uroj të ju pelqej, edhe nëse jo prap do punojë që të ju pelqejnë albumet e ardhshme.
Falenderoj të gjithë textshkruesit, kompozitorët e ndryshem dhe produksionin Eurolindi, i cili për tërë këto vite qëndroi besnik ndaj meje”, ka shkruar këngëtari në profiling e tij në rrjetet sociale./Telegrafi/.
Nga
Telegrafi
01/04/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































