LAJMI I FUNDIT:

Labi konfirmon 36 mijë euro për Anilën, publikon listën e donatorëve (Foto)

Labi konfirmon 36 mijë euro për Anilën, publikon listën e donatorëve (Foto)

Labinot Tahiri ka qenë një prej emrave më të zëshëm së fundmi për rastin e Anila Brahajt.

Vajza për të cilën po kërkohet ndihmë në mbarë vendin për shkak të një sëmundje të rëndë, ka gjetur përkrahjen e këngëtarit Labinot Tahirit.

Thirrjet e tij dhe fushata sensibilizuese për Anilën kanë pasur sukses.

Ai në një postim së fundmi në Facebook ka konfirmuar se ka arritur të mbledhë me anë të donacioneve individuale për Anilën 36 mijë euro.


Ky është hap i madh drejt ndihmës për Anilën, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë.

Shikoni postimin e Labit:

VËMENDJE………!Deri me tani te gjitha shifrat që mi kanë dërguar mua me keto të fundit janê tubuar 36,100 euro!…

Posted by Labinot Tahiri on Wednesday, 16 March 2016