Një ekip i zjarrfikësve u nisën me shpejtësi në shtëpinë e një britanikes, pasi fqinji i saj kishte raportuar se kishte parë zjarr në dhomën e saj të ndejës, për ta kuptuar se bëhej fjalë për një video në televizorin e ndezur që shfaqte zjarrin.

Lydia Maskell, 33, kishte ndezur televizorin dhe një video të një zjarri për të qetësuar qenin e saj Romeo, derisa ajo ishte duke bërë “shoping” në Peacehaven në lindje të qytetit britanik Sussex.


zjarri 2

Por dhjetë minuta pasi ajo u largua nga shtëpia, ajo u njoftua se një ekip i zjarrfikësve po e prisnini para derës së shtëpisë, transmeton Telegrafi.

zjarri 3

Ngjarja e pakuptimtë është filmuar në një video të postuar në TikTok që shfaq Lydian duke u relaksuar në  shtëpi, me një gotë verë në dorë dhe zjarrin që shfaqej në ekranin e televizorit.

zjarri 4

Videoja ka marrë mijëra shikime dhe pëlqime, ku më pas ua shpjegoi zjarrfikësve se thjeshtë kishte ndezur televizorin për ta qetësuar qenin e saj derisa ajo ishte jashtë. /Telegrafi/

zjarri 5

zjarri 6