LAJMI I FUNDIT:

La Liga: Formacioni i javës së 29-të

La Liga: Formacioni i javës së 29-të

Barcelona shënoi fitore në udhëtim te Mallorca falë një goli të Ibras, kurse rivali Real Madrid mposhti në Bernabeu Atletico Madridin. Valencia u deklasua nga Zaragoza në transfertë, kurse me rezultat të njëjtë edhe Sevilla nga Villareali. Getafe falë golave të Miku arriti të shënojë fitore te La Coruna, kurse Xerez fitoi për të bërë një hap të madh në luftën për mbijetesë.

Formacioni më i mirë i javës së 29-të në La Liga (3-4-3):

Portier: Codina (Getafe)

Mbrojtës: Alvaro Arbeloa (Real Madrid), Redondo (Xerez), Joan Capdevilla (Villareal)


Mesfushorë: Giuseppe Rossi (Villareal), Xabi Alonso (Real Madrid), Jeffren Suarez (Barcelona), Pedro Leon (Getafe).

Sulmues: Ibrahimovic (Barcelona), Miku (Getafe), Pandiani (Osasuna)
/Telegrafi/