LAJMI I FUNDIT:

La Liga del me njoftim rreth vdekjes së doktorit të Barcelonës

La Liga del me njoftim rreth vdekjes së doktorit të Barcelonës

La Liga ka konfirmuar zyrtarisht se ndeshja mes Barcelonas dhe Osasunas, e planifikuar për t’u zhvilluar sot (8 mars), është shtyrë për shkak të ndarjes nga jeta të mjekut të ekipit të parë të katalanasve, Dr. Carles Minarro.

Në deklaratën zyrtare, La Liga shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, klubin dhe tifozët, duke theksuar se data e re e ndeshjes do të njoftohet në ditët në vijim.


Sipas mediave spanjolle, ndeshja mund të zhvillohet në fundjavën e 26-27 prillit, nëse Barcelona nuk arrin të kualifikohet për finalen e Copa del Rey.

Një tjetër mundësi është java e 19-25 majit, periudhë gjatë së cilës nuk ka ndeshje të planifikuara në mesjavë.

Zbulohen shkaqet e vdekjes së doktorit të Barcelonës
Lexo po ashtu Zbulohen shkaqet e vdekjes së doktorit të Barcelonës

Raundi i fundit i ndeshjeve të La Liga-s do të luhet të dielën, më 25 maj.

Klubi katalanas ende nuk ka dhënë një deklaratë të detajuar, ndërsa komuniteti sportiv ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për humbjen e rëndë.