Kylie Jenner kohët e fundit u kthye në shtëpinë e saj prej 36.5 milionë dollarëshe në Holmby Hills pas një udhëtimi me miqtë në Turks dhe Caicos në Karaibe.

Por 25-vjeçarja ishte ende në atmosferën e pushimeve të shtunën (4 shkurt), kur publikoi foto të mrekullueshme të bëra gjatë arratisjes luksoze.


Jenner i la pak imagjinatës teksa shfaqte format fizike në një palë bikini të markës Chanel me ngjyra rozë dhe gjelbër.

67330601 11714129 Baring some skin Kylie Jenner bared quite a bit of skin in a tin a 26 1675556950736

Ajo pozoi në mënyrë shumë joshëse sipër një kolltuke prej druri, vetëm disa hapa larg nga një pishinë e stilit resorti dhe me një belveder mahnitës prej guri në distancë.

Ylli televiziv dhe sipërmarrësja u shtri në një sërë pozicionesh provokuese, nga e shtrirë në krah deri tek ajo e shtrirë me shpinë të harkuar.

67330605 11714129 Island pictures Her photos may have come from the Caribbean wher a 35 1675556951278

Nëna e dy fëmijëve u kthye nga Karaibet diku gjatë fundjavës, por ka vazhduar të tregojë udhëtimin në Instagram.

Në fillim të kësaj jave, Jenner shfaqi barkun e saj të tonifikuar ndërsa u vesh me bikini ngjyrë kafe me një bluzë të tejdukshme.

67330609 11714129 Caption The Los Angeles native caption the snap by simply writin a 33 1675556951200

Menjëherë pasi u rikthye në Los Angeles, Jenner u detyrua të kalonte në rolin e nënës ndërsa përgatitej të festonte ditëlindjet e fëmijëve të saj këtë javë.

Vajza e saj Stormi mbushi pesë vjet të mërkurën dhe djali i saj Aire mbushi një vjeç të enjten.

67330611 11714129 Leaning forward She bent forward in another jutting her impressi a 32 1675556951119

Jenner mbajti një festë të përbashkët ekstravagante për fëmijët e saj në rezidencën e saj në Holmby Hills.

Në fillim të janarit u raportua se miliarderi dhe reperi Travis Scott - i cili është babai i Stormit dhe Aire – u nda nga ajo për herë të dytë pasi dy yjet rindezën romancën e tyre në vitin 2020. /Telegrafi/

67330613 11714129 Rhinestones The 25 year old wore a pink and blue bikini top with a 10 1675560365954

67330607 11714129 Wind swept Her dark hair was swept around her face by the wind w a 29 1675556951081

67330617 11714129 Laid back She arched her back up and pushed her chest toward the a 31 1675556951097