Kylie Jenner njoftoi të premten (7 tetor) një partneritet të ri për markën e saj “Kylie Cosmetics”.

25-vjeçarja tregoi se do të bëjë një koleksion me temë "Batman" që do të vijë së shpejti.


Në një video, nëna e dy fëmijëve u pa me një maskë të stilit "Batgirl" ngjyrë të kaltër dhe të zezë me veshë lakuriqësh, ndërsa buzët e saj ishin shumë të grimuara.

63243849 11293277 image a 199 1665180425063

“Ëndrra u bë realitet Batman x Kylie Cosmetics do të vijë së shpejti”, shkroi ajo në mbishkrimin e postimit.

Bashkëpunimi i saj i fundit ishte me nënën e saj Kris Jenner.

63243845 11293277 image a 198 1665180398333

Kjo vjen pasi Jenner tha se nuk është ndier nën presion për të humbur peshë që nga lindja.

Miliarderja solli në jetë një djalë në shkurt- emri i të cilit nuk bërë akoma i ditur, por Kylie nuk është ndier nën presion për të rikthej figurën e saj pas shtatzënisë.

63243843 11293277 image a 190 1665180356798

“Ndihem sikur me fëmijën tuaj të parë, është si një tronditje të shohësh trupin tënd të ndryshojë kaq shumë. Këtë herë, nuk ndihem aspak kështu. Ndoshta mendërisht është më e vështirë, por duke parë trupin tim dhe gjëra të tjera, unë thjesht, i besoj procesit”, tha Kylie e cila ka edhe një vajzë 4 vjeçare me Travis Scott.

“Jam shumë më pak e stresuar për peshën time dhe për atë se si dukem dhe më shumë për energjinë femërore dhe faktin që bëra një fëmijë”, tha ajo.

63243837 11293277 image a 189 1665180319566

Ndërkohë, një burim i brendshëm pohoi së fundmi se Kylie dhe Travis ka pohuar se ata kanë raporte të mrekullueshme dhe po ndajnë kohë së bashku.

310019949 1042451606428006 5249094021911366723 n Foto: Kylie Jenner/Instagram

“Gjërat mes Kylie dhe Travis po shkojnë shumë mirë. Ata e kanë zotëruar vërtet të qenit së bashku dhe të jenë bashkë-prindër me sukses. Me të vërtetë po funksionon për ta dhe ata thjesht po jetojnë jetën. Ata po janë fantastik si prindër të dy fëmijëve”, tha një burim.

Ndërkohë, ditë më parë e gjithë vëmendja ishte drejtë Kyliet e cila mori pjesë në Javën e Modës në Paris dhe mahniti në çdo dalje të saj. /Telegrafi/