Kylian Mbappe po lufton me kohën që të jetë gati për ndeshjen me Holandën

Kylian Mbappe, futbollisti më i mirë francez dhe një nga lojtarët më të mirë në botë, mund të jetë në skuadër për turin e dytë të Grupit D kundër Holandës.
Edhe pse informacionet e para ishin tejet pesimiste dhe mediat franceze shkruanin se ylli i ri i Real Madridit me siguri nuk do të jetë në skuadër kundër Holandës, por RMC shkruan sot se lojtari dëshiron të luajë dhe se tani është në garë me kohën.
Gjegjësisht, Mbappe të hënën ka lënduar hundën, në fund të ndeshjes së xhiros së parë të Grupit D, në të cilën Franca e tij mposhti Austrinë me rezultat 1-0.
Mbappe goditi me fytyrë një lojtar rival në shpatullën e tij, duke e dëmtuar rëndë hundën. Me gjak dhe një hundë të thyer, Mbappe duhej të largohej nga fusha. Një ditë pas ndeshjes me Austrinë, Federata Franceze e Futbollit deklaroi se Mbappe nuk do t’i nënshtrohet një operacioni gjatë Euro 2024, por do të vendos një maskë mbrojtëse dhe do të vazhdojë të luajë.
RMC shkruan se Mbappe do të marrë sot një maskë mbrojtëse, e cila do t’i lejojë të stërvitet me të sonte dhe më pas do të shohë nëse mund të luajë me maskën dhe se a do ta shqetësonte ajo. Megjithatë, asgjë nuk është e sigurt dhe ka mundësi që maskën ta marrë vetëm të premten në ditën e ndeshjes, por kjo do të ishte një problem i madh sepse praktikisht nuk do të kishte kohë ta testonte.
RMC shton se Mbappe stërviti lehtë të mërkurën me një fashë në hundë, por ai nuk mori pjesë me pjesën tjetër të ekipit dhe ushtroi i vetëm. Ajo që inkurajon tifozët francezë është fakti se Mbappe dëshiron me çdo kusht të jetë në skuadër të premten mbrëma. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit