Kylian Mbappe fillon stërvitjet me Real Madridin – po punon sipas planit të Antonio Pintus

Imazhi më i pritur nga të gjithë tifozët e Real Madridit është tashmë realitet, me Kylian Mbappen i veshur me fanellat e stërvitjeve, ku iu bashkua ekipit në seancën e parë stërvitore si lojtar i Los Blancos.
Galaktiku i ri i Florentino Perez filloi sot parasezonin së bashku me pjesën tjetër të lojtarëve që ishin në pushime si: Aurelien Tchouameni, Edouardo Camavinga, Ferlan Mendy, Fede Valverde, Jude Bellingham dhe Dani Carvajal. David Alaba gjithashtu është rikthyer në punë për të vazhduar procesin e rikuperimit.
Pritshmëria këtë të mërkurë ishte maksimale në rrethinat e Valdebebas, qendrës stërvitore të Real Madridit. Tifozë të shumtë të Real Madridit janë mbledhur që herët pasdite në përpjekje për të marrë një fotografi ose një autograf nga ylli i i ri.
Kylian Mbappe dhe pjesa tjetër janë stërvitur brenda ambienteve të klubit nën urdhrat e Antonio Pintus pasi kanë kaluar kontrollet mjekësore.
Pjesa tjetër e skuadrës së Carlo Ancelottit e kishte pasditen e lirë pasi zbarkuan sot në klub nga turi i ndeshjeve miqësore të Shteteve të Bashkuara.
Klubi ka publikuar në faqen e tyre disa imazhe të futbollistëve duke u stërvitur në palestër, duke i dhënë rëndësi të madhe pasi ishte Mbappe për herë të parë.
Në foto francezi shihet duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur bashkëlojtarët e rinj në prani të Carlo Ancelottit, i cili është shfaqur në Valdebebas për t’i uruar mirëseardhje francezit.
Objektivi i Real Madridit dhe lojtarëve të sapoardhur është që të jenë në kushte sa më të mira për Superkupën e Evropës ndaj Atalantës më 14 gusht në Varshavë.
Të shtatë lojtarët kanë ndjekur një program të hartuar nga Pintus për 15 ditë për të qenë në formë të mirë.
Ancelotti tashmë komentoi se, në varësi të gjendjes së tyre fizike, si Mbappé ashtu edhe pjesa tjetër e të kthyerve kanë një shans të mirë për të qenë titullarë brenda një jave kundër Atalantës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës