I ka kushtuar rëndë gjesti i mosdhënies së dorës trajnerit të tij Graziano Pelesë gjatë zëvendësimit në ndeshjen me Spanjën.

Sulmuesi italian nuk e priti mirë zëvendësimin nga trajenri, Giampierro Ventura dhe e injoroi atë në momentin që doli nga fusha.


Pavarësisht se ai kërkoi ndjesë, komisari teknik i axurrëve vendosi që ta përjashtojë nga grumbullimi për ndeshjen kundër Maqedonisë.

“Të jesh pjesë e kombëtares duhet të ndash vlera bashkimi dhe respekti ndaj stafit, skuadrës dhe tifozëve. Dhe kjo sjellje është e padenjë për fanellën e kaltër”, e motivoi vendimin Federata Italiane. /Telegrafi/

telegrafi sport app